dcsimg

Foka me veshë ( Albanian )

provided by wikipedia emerging languages

Fokat me veshë (Otariidae) janë një nga tre grupet kryesore të gjitarëve mishngrënës brenda mbifamiljes së këmbëlopatave (lat. Pinnipedia). Sot, ka 15 lloje të gjalla të fokave me veshë të grupuar në shtatë gjini dhe zakonisht njihen si luanët e detit ose fokat me gëzof, të dallueshëm nga fokat e vërteta (Phocidae) dhe trikekët (Odobenus). Fokat me veshë janë përshtatur me një jetesë gjysëmdetare, duke u ushqyer dhe migruar në ujë, por duke u çiftuar dhe pushuar në tokë ose akull.

Banojnë në të gjithë ujrat nënpolar, të butë dhe ekuatoriale të oqeaneve Paqësor dhe Jugor, si dhe në pjesët jufore të oqeaneve Indian dhe Atlantik. Dukshëm, nuk gjenden në veri të Atlantikut.

Fjala Otariidae vjen nga greqishtja otarion, që do të thorë "vesh i vogël"[1], duke iu referuar llapave të vogla, por të dukshme të veshit, që i dallon ato nga fokat pa veshë (fokat e vërteta).

Shiko dhe

Referimet

  1. ^ "Otary, n., etymology of" The Oxford English Dictionary. 2nd ed. 1989. OED Online. Oxford University Press. http://dictionary.oed.com/ Accessed November 2007
license
cc-by-sa-3.0
copyright
Autorët dhe redaktorët e Wikipedia

Foka me veshë: Brief Summary ( Albanian )

provided by wikipedia emerging languages

Fokat me veshë (Otariidae) janë një nga tre grupet kryesore të gjitarëve mishngrënës brenda mbifamiljes së këmbëlopatave (lat. Pinnipedia). Sot, ka 15 lloje të gjalla të fokave me veshë të grupuar në shtatë gjini dhe zakonisht njihen si luanët e detit ose fokat me gëzof, të dallueshëm nga fokat e vërteta (Phocidae) dhe trikekët (Odobenus). Fokat me veshë janë përshtatur me një jetesë gjysëmdetare, duke u ushqyer dhe migruar në ujë, por duke u çiftuar dhe pushuar në tokë ose akull.

Banojnë në të gjithë ujrat nënpolar, të butë dhe ekuatoriale të oqeaneve Paqësor dhe Jugor, si dhe në pjesët jufore të oqeaneve Indian dhe Atlantik. Dukshëm, nuk gjenden në veri të Atlantikut.

Fjala Otariidae vjen nga greqishtja otarion, që do të thorë "vesh i vogël", duke iu referuar llapave të vogla, por të dukshme të veshit, që i dallon ato nga fokat pa veshë (fokat e vërteta).

license
cc-by-sa-3.0
copyright
Autorët dhe redaktorët e Wikipedia